Nuhiu: Tri pikët e fitores janë njësoj, nuk guxojmë të gabojmë

Në prag të ndeshjes së 28-të kampionale, FC Drita ka mbajtur konferencën për media, ku u paraqitën kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Përparim Islami.

Rreth takimit të nesërm ndaj Feronikelit, kryetrajneri Nuhiu theksoi se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe pikët janë të rëndësishme nga secila ndeshje.

“Nesër na pret një përballje e rëndësishme dhe do të qasemi me seriozitetin më të madh. Skuadra kundërshtare po luan me futbollistë të rinj, por ata çdo ditë nga java në javë po fitojnë eksperiencën tyre superiore. Ne do të qasemi me seriozitetin më të madh, sepse e dijmë se sa të rëndësishme janë këto tri pikë, janë po të njejta sikur të fitosh ndaj skuadrave të tjera. Pavarësisht, vështirësive që ka kundërshtari dhe nëse mendon se mund të fitosh lehtë, ndeshjet dijnë të jenë të vështira. Prandaj, ne do t’i rrespektojmë kundërshtarin dhe veten dhe t’i marrim tri pikë. Jemi në fazën finale, ku nuk kemi të drejtë të gabojmë dhe të jemi në garë deri në fund”, ka thënë trajneri, Nuhiu.

“Duhet të gjejmë rrugën, kemi përgatitur skuadrën me iden që ta fitojmë këtë ndeshje. Nuk guxojmë të eksprimentojmë, por duke parë ndeshjen sigurisht që do të ketë minuta edhe për futbollistët e rinj. Gjithë ata që do të paraqiten përqendrimi duhet të jetë në maksimum”, përfundoi Nuhiu.

Ndeshja Feronikeli – Drita zhvillohet nesër, e diele ora 14:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Vazhdon shkëlqimi i Zymer Bytyqit te Konyaspor, shënon golin e gjashtë sezonal

Muriqi mposhtë Oblak, Mallorca në avantazh ndaj Atletico Madridit