Nuhiu thotë se skuadra e tij nuk është në presion: Kemi luajtur mirë edhe kur kemi humbur

Kanë përfunduar edhe dy ndeshje në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Klubi Futbollistik “Drita” ka arritur të triumfoj kundër skuadrës pejane, Besës, me rezultatin 3-1, shkruan Gazetasheshi.com

Golat për “bardhekaltërit” i realizuan Bujar Shabani dhe dy gola tjerë Xhevdet Shabani. Kurse, për Besën realizoi, Ardi Hajdini.

Pas ndeshjes ka folur kryetrajneri i kampionëve në fuqi, Ardian Nuhiu.

“Më vjen mirë që nuk e kemi nënvlerësuar aspak kundërshtarin dhe ndeshjes iu qasëm me një seriozitet shumë të lartë. Realizuam dy gola të shpejtë, teksa më pas tentuam ta menaxhonim ndeshjen. Pranuam një gol në pjesën e dytë nga pakujdesia, por u rikthyem menjëherë duke realizuar edhe golin e tretë”

“Nuk jemi në presion në asnjë moment, kemi zhvilluar ndeshje të mira edhe në të kaluarën edhe pse kemi humbur. Tash jemi disi më të qetë dhe po përgatitemi për ndeshjet e radhës”, tha Nuhiu për ‘Art Sport’.

Drita tashmë ka mbledhur 47 pikë pas 22 ndeshjve të zhvilluara dhe renditet në pozitën e parë.