Nuhiu pas fitores ndaj Llapit: Tani me sistemin VAR nuk e lodhi kokën të mendoj për gjyqtarët, i besoj vendimeve të tyre

Sot u zhvilluan tri ndeshje në kuadër të xhiros së 11-të në Superligë.

Ndeshja kryesore e ditës së sotme u zhvillua në Merdare, ku Drita arriti një fitore të madhe ndaj Llapit me rezultat 1-3, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes u prononcua kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili foli edhe për vendimet e gjyqtarit.

“Normalisht ishte ndeshje e vështirë. I përgëzoj djemtë për lojën e tyre, dhanë më të mirën. Fusha ishte e vështirë, por u përshtatëm”.

“Sa i përket kartonit të kuq, as nuk e kam parë atë. Tani me sistemin VAR, une as nuk e lodhi kokën të mëndoj për gjyqtarët. I besoj vendimeve të tyre”, ka thënë trajneri Ardian Nuhiu për Art Sport.

Pas kësaj fitore, Drita ngritet në pozitën e dytë në tabelë me 19 pikë.

/Gazeta Olle/

Përfundojnë ndeshjet e Ligës së Parë, fitoret i takojnë mysafirëve!

Batatina: Dritës ia uroj fitoren, por nuk do të thotë që ajo na mposhti me lojë