Nuhiu para ndeshjes me Feronikelin: Futbollistët janë gati të japin më tepër se maksimumin

Drita ka mbajtur konferencën e radhës për media, para ndeshjes me Feronikelin.

Si gjithmonë, para gazetarëve u paraqit kryetrajneri Ardian Nuhiu, i cili ka komentuar formën momentale të skuadrës së tij, shkruan Gazeta Olle.

“Këto tri ditë skuadrën më tepër më tepër jam përkushtuar të në aspektin psikologjikë se në atë taktik. Arsyeja është sepse skuadra në aspektin taktik po paraqitet mirë. Po shoh angazhim nga ta. Momentin që kundërshtar e dominon në çdo aspekt dhe luan lojë të mirë unë jam i kënaqur me paraqitjet e tyre. Kemi disa ndeshje që po marrim gola të cilat vështirë të evitohen. Tani e kemi më të qartë kampionatin”, ka deklaruar Nuhiu në konferencë.

Numri një i shtabit teknik të “bardhekaltërve” për duelin me Feronikelin ka thënë se i pret një takim i vështirë.

“Nesër na pret përballje mjaft e fortë. Kemi një skuadër që në radhët e saj ka lojtarë që e njohin mirë kampionatin. Jemi të vetëdijshëm. Futbollistët janë gati që të japin më tepër se maksimumin. Jam i bindur se këta do të sakrifikojnë gjithçka që kanë për ta marrë atë që duan të marrin nesër”, nënvizoi Nuhiu.

/Gazeta Olle/

McGregor grushton Dj e famshëm italian

Kosova U19 (femrat) nesër luan ndeshjen e parë në kualifikimet për Euro2022