Nuhiu para derbit me Prishtinën: Djemtë janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka për të zhvilluar një ndeshje të madhe

Drita ka mbajtur konferencën e radhës për media, para ndeshjes së xhiros së tetë kampionale.

Para derbit me Prishtinën për media u paraqitën kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Astrit Fazliu, shkruan Gazeta Olle.

Në këtë rast, trajneri Nuhiu theksoi se ndeshja e rradhës ndaj  Prishtinës është e rëndësishme, derbi nga e cila pritet një ndeshje e bukur.

Trajneri shkupjan njoftoi se futbollistët janë të përgatitur fizikisht dhe janë të gatshëm të zhvillojnë një ndeshje të madhe.

“Ndeshje e nesërme është derbi, nga e cila pres të prodhojë një futboll të bukur nga të dyja skuadrat dhe ta arsyetojë epitetin e derbit. Djemtë janë fizikisht mirë, janë të përgatitur dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithcka për të zhvilluar një ndeshje të madhe. Prishtina ka futbollistë cilësorë, vlerësim maksimal për kundërshtarin, por jemi përgatitur për atë, në asnjë moment nuk do të nënvlerësojmë vlerat dhe cilësitë tonë”, ka thënë Nuhiu.

/Gazeta Olle/

Visar Bekaj: Më duhet ende të punoj që të jem titullar te Kosova

Ballkani i jashtëzakonshëm fiton me përmbysje ndaj Drenicës, Malisheva dhe Gjilani ndahen baras