Trajneri Ardian Nuhiu dhe drejtori sportiv Valon Zymberi u janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, shkruan Gazeta Olle.
Në pytjen drejtuar trajnerit shkupjan se a do të ndryshojë loja e Dritës pas shumë afrimeve të futbollistëve të ri, ai tha se nuk do të ikin nga filozofia e lojës.
“Nga idea dhe filozofia jonë e lojës nuk do të ikim, por normalisht do të ndryshojë loja prej ndeshjes në ndeshje varësisht prej kundërshtarit” tha Nuhiu.
Ai tutje theksoi se do të jetë garë e vështirë në këtë edicion të Superligës.
“Edicioni i ri është një sfidë e re për të gjithë futbollistët, do të jetë një garë vështirë pasiqë ka pasur shumë investime. Ka 5-6 skuadra që kanë afruar futbollistë, njëashtu sikurse ne që kemi pasur shumë lëvizje. Futbollistët janë gati për të reaguar por në futboll nuk ka kundërshtar të lehtë dhe e respektojmë kundërshtarin e radhës”, përfundoi Nuhiu.
Drita e fillon këtë edicion me ndeshjen që e zhvillon të shtunën (nesër) në shtëpi ndaj Feronikelit.
/Gazeta Olle/