Nuhiu: Nuk diskutohet që është shumë vështirë për t’u fituar në këtë fushë

Drita arriti një tjetër fitore të rëndësishme në luftën për titull, duke e mposhtur Llapin si mysafir me rezultat 2-4.

Ky ishte një tjetër rezultat negativ për Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, stadium ky që para disa javësh ishte vlerësuar si “Banja e Lluzhanit” nga trajneri i kësaj skuadre, Tahir Batatina.

Pas ndeshjes i kënaqur me fitoren u deklarua trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.

“Nuk diskutohet që është shumë vështirë për t’u fituar në këtë fushë, ishte një pjesë e parë e barabartë, pastaj jam i kënaqur që ne e shfrytëzuam pjesën e dytë në mënyrën më të mirë për të marrë të tre pikët. Ne e dinim që skuadra e Llapit është e lodhur nga ndeshja e Kupës ndaj Prishtinës”, tha Nuhiu shkurtimisht.

/Gazeta Olle/