Nuhiu: Morëm fitore të merituar, kishim raste për ta mbyllur lojën më herët

Drita shënoi fitore në xhiron e 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës. 

Bardhekaltrit mposhtën Dukagjinin në udhëtim me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta Olle.

Ardian Nuhiu ka përgëzuar futbollistët e tij për luftën dhe sakrificën në fushë.

Trajneri i gjilanasve tha se fusha nuk i lejoi të bëjnë lojë, por me rëndësi janë pikët e plota të fituara.

“Kishim parashikuar ndeshje të fortë, të luftuar. Dua t’i përgëzoj djemtë për luftën, sakrificën. Kishim diskutuar që më e rëndësishme është të merren pikët sepse fusha nuk na lejoi të bënim lojë. Lojtarët luftuan shumë dhe me shumë meritë mendoj se e morëm fitoren. Kishim raste për ta mbyllur lojën më herët, por duhet përmendur se edhe Dukagjini na vuri në vështirësi disa herë”, tha Nuhiu pas ndeshjes.

“Gjithmonë kundërshtari kërkon të marrë barazimin, njësoj ndodhi edhe sot. Por, lojtarët reaguan mirë. Te rasti i Ergyn Ahmetit reagoi Faton Maloku. Tani e kemi ndeshjen e radhës. Orari është i ngjeshur, por kemi futbollistë të rëndësishëm. Besniku kreu punën në mënyrën më të mirë sot. E nga sot duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”, është shprehur Nuhiu.

Pas kësaj fitore, Drita tani ka 27 pikë në vendin e parë, ndërsa Dukagjini mbetet në vendin e parafundit me tetë sosh. /Gazeta Olle/ 

Dallku: Nuk e kemi merituar humbjen, por futbolli është i tillë

Panadiq: Na duhet të përmirësohemi në disa aspekte, besoj se do të jemi shumë më mirë