Gjilani ka fituar derbin lokal ndaj Dritës me rezultat të pastër 0-2.
Drita pati më shumë nga loja, por rastet e krijuar i shfrytëzuan më mirë bardhekuqtë që fituan ndeshjen.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka marrë përgjegjësinë për humbjen, derisa ka lavdëruar lojtarët për angazhimin.
“Pjesa e parë ishte e ekulibruar nga të dyja skuadrat, por që ne ishim pak më mirë por jo mjaftueshëm për ta rrezikuar kundërshtarin”.
“Në pjesën e dytë e dytë nuk shfrytëzuam rastet dhe erdhi aftësia individuale e Prognit që hapi ndeshjen”, ka thënë Nuhiu.
“Nuk diskutohet, ishim me një lojtar më pak në fushë dhe me këtë rrezikuam më shumë. Më pas erdhi kundërsulmi dhe u realizua goli i dytë. Për këtë ndeshje si trajner unë marrë përgjegjësitë pasi lojtarët u angazhuan maksimalisht”, ka shtuar Nuhiu.