Nuhiu: Më mirë të më dhemb koka që kam shumë futbollistë, sesa të mos kem kë ta inkuadroj

Drita e ka nisur me fitore edicionin e ri në Superligën e Kosovës.

Skuadra bardhekaltër ka triumfuar ndaj Feronikelit me përmbysje 2-1.

Ishte zëvendësuesi Ardit Tahiri që realizoi dy gola për t’i dhënë Dritës tri pikët e para.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka përgëzuar futbollistët e tij pas ndeshjes, duke thënë se i ka pëlqyer karakteri i tyre.

“Kjo është rruga që duhet t’a kalojmë që të shkojmë në Evropë. I përgëzoj djemtë për karakterin dhe që nuk u dorëzuan, nuk kisha vërejtje as në pjesën e parë”.

“Më pëlqej karakteri i tyre, pasi besuan deri në fund dhe me meritë fituam këtë ndeshje” deklaroi Nuhiu për ‘Art Sport’.

Krejt në fund tekniku shkupjan deklaroi se është i kënaqur që ka shumë futbollistë në dispozicion.

“Kampionati është i gjatë, kemi mësuar nga viti i kaluar, tani mund të zëvendësojmë, më vjen mirë që kemi fond të futbollistëve dhe lojtarët që vijnë nga bankina, mund te shënojnë”.

“Më mirë të më dhemb koka qe kam shumë futbollistë, sesa te mos kem kë të inkuadroj“, tha Nuhiu. /Gazeta Olle/

Tahir Lushtaku flet për barazimin ndaj Gjilanit dhe paralajmëron dy transferime te Drenica

Grezda hero për skuadrën e tij, shënon dhe ia siguron tri pikë të arta (Video)