Drita ka mbajtur konferencën e radhës për shtyp, një ditë para sfidës me Dukagjinin që do të zhvillohet në Klinë.
Trajneri i bardhekaltërve, Ardian Nuhiu ka folur fillimisht për duelin me klinasit, ku thotë se kanë një skuadër të mirë dhe do të jetë një sfidë e fortë.
“Kemi një transfertë të fortë realisht, njohim mirë kundërshtarin e radhës dhe ka një skuadër të mirë brenda grupit. Neve nuk do të na gënjejë klasifikimi, sepse kemi analizuar ndeshjet e tyre dhe mendoj se ata kanë merituar më shumë pikë sesa kanë për momentin, sigurisht mund të jetë faktori fat në këtë aspekt.
“Kam punuar shumë me futbollistët këto ditë, sikurse në atë taktik dhe psikologjik, për shkak se po vijmë nga një humbje. Mendoj se skuadra është gati për të reaguar dhe për të treguar karakter”, ka deklaruar Nuhiu.
Tutje trajneri shkupjan i Dritës foli edhe për sfidën e humbur ndaj Gjilanit, duke thënë se futbollistët e tij do të reagojnë nesër pas humbjes nga rivali lokal.
“Në momentin që ndeshjen e humbin në atë mënyrë (ndaj Gjilanit) nuk bezdisëm shumë pasi krijuam, u munduam dhe patëm angazhim. Mund ta quaj edhe një humbje aksidentale. Djemtë pritet që të tregojnë karakter nesër dhe nuk besoj se do të ndikojë kjo”.
“Që nga fillimi kam thënë disa herë këtu që kemi pasur dëmtime, na kanë munguar 2-3 lojtarë ose diçka e ngjashme. Ata po punojnë që të rikthehen tek goli, nuk është e lehtë por dalë ngadalë unë e shoh që po kthehen”.
Nuhiu tha një deklaratë të fortë, duke thënë se pas çdo humbje do të marrë gjithmonë ai përgjegjësitë, derisa në rast suksesi meritat i shkojnë futbollistëve.
“Derisa të jem unë trajner në këtë skuadër, gjithmonë për sukses do të jenë futbollistët, në rast humbje gjithmonë do të marrë përgjegjësit e mia”.
“Kam tre vite këtu dhe ndoshta ka qenë stadiumi plotë me tifozë dhe nuk ka ndodhur në asnjë moment një diçka e keqe. Gjëja e bukur e këtij derbi është që mund të ndodhë vëllai të jetë me Dritën dhe vëllai tjetër me Gjilanin”.
“Nuk mendoj se pati lëshim të organizimit, edhe në Evropë klube më të mëdha kanë aksidente të tilla, nuk dua të marrë jehonë të tillë ky derbi. Nëse futbollin kosovar e bën diçka të bukur është ky derbi ose edhe tifozëritë e tilla”, tha Nuhiu.
/Gazeta Olle/