Nuhiu: Kishim nevojë për fitore, i përgëzoj lojtarët për paraqitjen e mirë

Drita rikthehet te fitoret në xhiron e 10-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Nuhiut triumfoi në udhëtim te Feronikeli me rezultat të pastër, 0-2, shkran Gazeta Olle.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, e pranon se kanë qenë në preson pas pjesës së parë kundër Feronikelit.

‘Në pjesën e parë ishin në presion. Ka qenë presion i lartë. U mundova t’i motivojë lojtarët që të çlirohemi dhe do të vijmë te goli. Kishim nevojë për fitore. Në pjesën e dytë shënuam dy herë dhe erdhi qetësia. I përgëzoj lojtarët për paraqitjen e mirë. Kemi pasur nevojë për një fitore. Kemi bërë ndeshje të mira, por jo edhe rezultate. Se sa po luan Drita mirë, por tregon se nuk po rrezikohemi shumë nga kundërshtari’, tha Nuhiu

“Bardhekaltërit” tashmë renditen në vendin e tretë me 16 pikë të mbledhura, teksa Feronikeli renditet në vendin e tetë me 10 sosh.

/Gazeta Olle/

Batatina pas fitores së thellë ndaj Ulpianës: Në pjesën e parë ka përfunduar gjithçka për ne

Ramadani: Kjo fitore nuk na jep qetësi apo vetëbesim