Nuhiu: Kisha besim tek skuadra, ja çfarë na vështirësoi punën

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu është justifikuar për humbjen e sotme nga Ballkani.

Në kuadër të javës së shtatë në Superligën e Kosovës, Ballkani mposhti Dritën me rezultat 2:0.

Pas ndeshjes, Nuhiu tha se kartoni i kuq i Ilir Blakçorit ia vështirësoi gjërat skuadrës së tij.

“Luajtëm me një lojtar më pak qysh herët dhe kjo i vështirësoi gjërat”, deklaroi Nuhiu në “ArtSport”.

“E nisëm mirë ndeshjen, kisha besim te skuadra pasi kishte dëshirë për të bërë mirë”, tregoi ai.