Nuhiu: Jemi në moment të mirë, besoj se do ta vazhdojmë ecurinë pozitive

Në prag të ndeshjes së fundit kampionale për stinorin vjeshtor, Drita ka mbajtur konferencën e radhës për media.

 Para mediave  u paraqitën kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Albin Krasniqi, shkruan Gazeta Olle.

Kryetrajneri Nuhiu theksoi se skuadra është gati, pati kohën e mjaftueshme për ta përgatitur këtë takim dhe rikuperuar formën e futbollistëve.

“Bëhet fjalë për një skuadër që realisht vendoset shumë mirë në fushë dhe kanë një ide se sit ë dalin në kundërsulm. Prandaj jemi munduar të përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë dhe skuadra është gati. Jemi në moment të mirë, vijmë pas dy fitoreve rradhazi dhe besoj ta vazhdojmë ecurinë pozitive dhe të marrim maksimumin nga ndeshja e nesërme”, ka thënë Nuhiu.

Ndeshja FC Drita – KF Ulpiana zhvillohet të shtunën, ora 13:00 në stadiumin “Selami Osmani-BEZI” në Gjilan.

/Gazeta Olle/

 

Natë horror për shokun e Gjimshitit, hajdutët i plaçkitën shtëpinë gjatë sfidës së Champions-it

Krasniqi: Fitorja ndaj Ulpianës do të ishte përmbyllja më e mirë për këtë stinor