Nuhiu: Ishte ndeshje e fortë, krijuam më shumë se Prishtina

Ka përfunduar ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës.

Rezultati përfundimtar ishte 0 me 0.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë pas ndeshjes se krijuan më shumë se Prishtina.

“Në pjesën e parë, ne nuk mund të gjenim lojën tonë. Në pjesën e dytë pamë një ndeshje të fortë me shumë raste dhe kishim më shumë se Prishtina”.

“Duhet të fokusohemi në ndeshjet e ardhshme. Unë kërkova gjatë gjithë lojës të dilnim në lojën tonë, jemi gjatë gjithë kohës me bar sintetik në stërvitje dhe ndryshon shumë kur luajmë në stadiume me bar natyral, megjithatë nuk duhet të arsyetohemi, këto janë kushtet”, tha Nuhiu.

Nuk ka fitues në klasiken e futbollit kosovar, Prishtina dhe Drita luajnë baras

Kualifikimet për Euro 2024, Kosova dhe Shqipëria mund të jenë në të njëjtin grup