Nuhiu i kënaqur me karakterin që treguan lojtarët, ka disa fjalë për Arbnor Mujën

Ka përfunduar edhe xhiroja e 16-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Sheshi.info

Në Gjilan, skuadra e Dritës e deklasuar Dukagjinin duke e mposhtur me rezultatin 4-0.

Golat për vendasit i shënuan Arbnor Muja dy here, Ilir Blakçori një herë dhe sulmuesi Ardit Tahiri njëherë.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka thënë pas fitores kundër Dukagjinit se ekipi i tij me plotë mëritë ka arkëtuar pikë të plota.

‘Ishte e rëndësishme të kthehemi. Djemtë treguan karakter. Rruga vazhdon. Kemi edhe pengesa gjatë rrugës. Më gëzon fakti se si fituam. Të fitojmë kaq thellë kundër Dukagjinit nuk është e lehtë. Përvec që më gëzon fakti për fitore, më gëzon që nuk e lejuam kundërshtarin të na rrezikoj. Ishte fitore e merituar. Çdo futbollist që kemi është i rëndësishëm për ekipin. Arbnori ka pasur lëndim dhe tani e kemi një armë shtesë. Por, të gjithë janë të rëndësishëm për ekipin. Vazhdojmë kështu’, tha Nuhiu.

/GAZETA SHESHI/

Dallku: Jemi ekipi më i dëmtuar, VAR-i po funksionin sipas qejfit

Orari i javës së 17-të në Superligë, vëmendja në kryeqytet ku përballen rivalët e vjetër