Nuhiu: Është momenti që skuadra jonë të dal dhe të tregoj të gjitha cilësitë dhe kualitetin që kemi

Drita zhvillon nesër (e premte) ndeshjen e xhiros së nëntë kampionale si mysafire e Ulpianës.

Në konferencë për media para ndeshjes janë paraqitur kryetrajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti Rron Broja, shkruan Gazeta Olle.

Nuhiu ka thënë se do të luajnë përballë një ekipi të organizuar mirë por synimi i tyrë është marrin tre pikë.

“Tashmë i gjithë fokusi është te ndeshja e nesërme, kemi përballë një skuadër mirë të organizuar sin ë aspektin defanziv ashtu edhe në atë ofanziv”.

“Ata kanë gjithmonë një ide për të dalë përpara dhe për të rrezikuar me kundërsulme. Është një skuadër që ka befsuar në kampionatin tonë dhe për këtë duhet të jemi të vemendshëm e të kujdesshëm. Por, mendoj që është momenti që skuadra jonë të dal dhe të tregoj të gjitha cilësitë dhe kualitetin që kemi”.

“Kemi analizuar kundërshtarin, kemi punuar dhe mendoj që jemi gati për të eliminuar pikat e tyre të forta dhe duke sulmuar pikat e tyre të dobëta që mund të paraqiten nesër, duke synuar të marrim tri pikëshin”, tha Nuhiu.

Pas tetë ndeshjeve të luajtura, Drita zë vendin e pestë me 12 pikë, ndërsa Ulpiana ka gjashtë pikë në pozitën e nëntë.

/Gazeta Olle/

Delegohen gjyqtarët për xhiron e tetë në Ligën e Parë, ja kush i drejton ndeshjet kryesore

Albert Bunjaki: Kjo është e vërteta për emrat që po qarkullojnë për postin e trajnerit të Kosovës