Nuhiu: Do të përgatitemi për ndeshjen e kthimit, ende nuk ka përfunduar asgjë

Drita ka shënuar fitore në ndeshjen e parë ndaj Deçiqit në kuadër të Ligës së Konferencës.

Bardhekaltrit për mrekulli përmbysën rezultatin, duke fituar në fund me rezultat 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Olle.

I kënaqur me fitoren u shpreh edhe kryetrajneri i gjilanasve, Ardian Nuhiu, i cili megjithatë theksoi se ende nuk ka përfunduar asgjë.

“E filluam ndeshjen shumë lehtë dhe pësuam. Por futbollistët treguan karakter, ata kanë bërë shumë për të marrë fitoren dhe me meritë e arritëm. Kundërshtari shumë vështirë thyhet, ka pranuar shumë pak gola. Në krijuam shumë raste dhe dominuam. Do të përgatitemi për ndeshjen e kthimit, ende nuk ka përfunduar asgjë do të jetë shumë vështirë” deklaroi Nuhiu.

Drita pas kësaj fitore e pret me qetësi ndeshjen e kthimit, e cila zhvillohet me 15 korrik.

/Gazeta Olle/

Conference League: Partizani dhuron spektakël në ndeshjen e parë

Trajneri i Deçiqit: Muja e ç’aktivizonte mbrojtjen tonë me shpejtësi