Nuhiu: Do të luftojmë deri në fund të edicionit për titullin e kampionit dhe pse jo mos ta fitojmë

Drita nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtim te Ulpiana.

Ndeshja e zhvilluar në Lipjan, e  vlefshme për xhiron e nëntë të Superligës ka përfunduar me rezultat 1-1, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes ka folur kryetrajneri i gjilanasve, Ardian Nuhiu.

Nuhiu për mikrofonin e “Artmotion” ka deklaruar se skuadra e tij po ndëshkohet me vetëm një goditje dhe se dëshiron të iu rikthehet fitoreve sa më shpejtë.

“Realisht, nuk di çka të them. Kemi ca ndeshje që nga një goditje po ndëshkohem. Gjatë tërë ndeshjes dominuam, ishim kërkues por edhe nuk patëm raste për ta përfunduar ndeshjen. Përballë kishim një ekip të disiplinuar dhe të vendosur mirë në fushë. Unë dua që t’i kthehemi fitoreve, por kjo nuk po ndodhë”, ka thënë Nuhiu.

“Pa diskutim se do të gjejmë mënyrën për t’u kthyer te fitoret pasi i njohim tashmë të gjitha ekipet. Nuk do të ketë ndeshje të lehta, por do të vazhdojmë. Ky grup ka cilësi dhe thjeshtë vetëm na duhet një fitore për të dalë nga këto rezultate në katër ndeshjet e fundit. Do të luftojmë deri në fund të edicionit për titullin e kampionit dhe pse jo mos ta fitojmë”, shtoi ai.

/Gazeta Olle/ 

Paqe në mes të Ulpianës dhe Dritës, Drenica shkatërron Feronikelin

Lushtaku: Këta djem meritojnë shumë, prej portierit deri te futbollisti i fundit po shihet që ka një dëshirë