Drita dhe Ballkani kanë barazuar pa gola (0-0) në derbin e javës i cili u zhvillua në Gjilan, shkruan Gazeta Olle.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, mendon se skuadra që ai drejton ishte më kërkuese në duel me Ballkanin.
“Ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet. Kishim pak më tepër dhe ishim më kërkues se sa kundërshtari. Ballkani na kishte analizuar mirë. I përgëzoj lojtarët për kryerjen e detyrave në mënyrë shumë të mirë. Kundërshtari ndoshta mori atë që kërkoi. U mbrojt mirë. Janë disa futbollistë që do hyjnë në formë në ndeshet e radhës dhe do të shkojnë shumë lartë. Në derbi duhet të shfrytëzohen rastet. Barazimi pa gola ishte edhe meritë e kundërshtarit”, tha Nuhiu.
/Gazeta Olle/