Nue Nreca pas transferimit në Superligën kroate: Më kanë pritur shumë mirë – mezi pres të luaj

Futbollisti kosovar, Nue Nreca ka bërë hapin e madhe në karrierën e tij prej futbollisti.

Nreca ka nënshkruar me klubin e Superligën kroate, Hravtski Drogovoljac për tri vitet e ardhshme.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, Nreca ka potencuar se transferimi i tij është bërë i mundur pas një sezoni të mirë që kaloi në klubin e Rahovecit në Ligën e Dytë në Kosovë.

“Transferimi im ndodhi pas një sezoni të mirë qe e pata tek klubi i Rahovecit – u vërejt ajo ecuri pozitive pasi u inkuadruam në Ligën e Parë, pastaj menaxheri im më kontaktoi pasi isha në syrin e klubit kroat, NK Hravtski Drogovoljac”, tha fillimisht Nue Nreca për ‘GazetaBlic Sport’.

Mbrojtësi cilësor më pas tha se pas disa ditësh që kaloi në klubin kroat, Drogovoljac i ofroi atij kontratë për tri vite.

“Pas disa ditëve në Kroaci klubi ishte i kënaqur me punën time në fushë dhe më ofruan kontratë 3 vjeçare”, vazhdoi ai.

Në fund, Nreca theksoi se është ambientuar tashmë, pasi pritja ka qenë shumë e mira nga klubi kroat.

“Po ndihem mirë jam ambientuar mirë dhe po kaloj ditë të mira – pasi bashkëlojtarët më kanë pritur shumë mirë. Mezi pres të luajë”, përfundoi ai.

Zyrtare: Dukagjini përforcohet me ish-futbollistin e Dritës

Majlinda Kelmendi: Do mundohem ta mbroj titullin, por më e rëndësishme është paraqitja