Novak Djokovic e ka në zemër Kosovën

Popi serb, Dragan Jovic, thotë se tenisti më i mirë në botë, Novak Djokovic, e ka në zemër Kosovën, vendin nga i cili vjen.

Jovic e ka pasur rastin t’ia zgjasë dorën tenistit serb dhe zbulon se një pjesë e zemrës së Djokovicit rrah për Kosovën.

“Unë e di se Kosova e zë një vend të veçantë në zemrën e Novak”, ka thënë Jovic për “Blic”.

Djokovic nuk e ka fshehur asnjëherë faktin se vjen nga Kosova, ndërsa kohë pas kohe mundohet t’i ndihmojë bashkëkombësit e tij që gjenden në këtë vend. /Zëri/