Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Gjeorgji: Ramadani më i miri tek kuqezinjtë

Shqipëria ka pësuar humbje minimale me rezultat 1-0 ndaj Gjeorgjisë në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Kombeve.

Giorgi Kochorashvili shënoi nga distanca në minutën e 71-të për t’i dhënë tri pikë të vlefshme gjeorgjianëve në udhëtim.

Lojtari më i mirë tek Shqipëria sipas Sofascore ishte Ylber Ramadani i cili për paraqitjen e tij në mesfushë u vlerësua me notën 7.7.

Me paraqitje të mira në fund u vlerësuan edhe Kristjan Asllani (7.5) dhe Mario Mitaj (7.4).

Lojtari më i mirë në këtë takim ishte pikërisht golashënuesi Kochorashvili i cili u vlerësua me notën 8.1.

Dështimi i ndeshjes ishte sulmuesi gjeorgjian Zuriko Davitashvili i cili mori notën 6.2 për 15 minuta sa u paraqit në fushë.

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve:

 

“Skandali” si pretekst!

Mitaj tregon si e humbën ndeshjen nga Gjeorgjia