Norwich City ka fituar pikën e parë në edicionin e ri në Championship.
Pasi u mposhtën në ndeshjen e parë, “Kanarinat” barazuan në takimin e dytë ndaj Wigan Athletic, me rezultat 1-1, shkruan Gazeta Olle.
Ishin mysafirët që kaluan të parët në avantazh në minutën e 29-të me anë të irlandezit James McClean
Megjithatë, vendasit evituan humbjen e dytë radhazi falë golit të Maximillian James Aarons në 61-të.
Sulmuesi kosovar, Milot Rashica, i cili e filloi ndeshjen si titullar, dhuroi asistin e golit të barazimit. /Gazeta Olle/