Norwich City fiton në udhëtim, Milot Rashica asiston në golin e dytë

Norwich City me këtë fitore ka arritur të largohet nga zona që dërgon direkt në rënie nga Premier League, nga Vircage Road kanarinat dolën me pikët maksimale.

Në pjesën e parë nuk pati ndonjë rast dhe dy skuadrat u drejtuan dhomave të zhveshjes me rezultat të barabartë 0-0, por në pjesën e dytë Norwich shënuan tre herë ndaj skuadrës së Claudi Rainierit.

Në minutën e 51-të Sargent shënoj golin e parë në ndeshje duke kaluar kanariant në epërsi, goli i dytë nga Sargent erdhi në minutën e 74-të, i asistuar nga Milot Rashica.

Gjithçka u mbyllë me përjashtimin e Dennis në minutën e 78-të pas dy kartonave të verdhë, për epilogun final u përkujdes Kucka i cili shënoj në portën e gabuar, në fund Watford 0-3 Norwich City.

Sener1 dhe rigoN largohen nga Blink, ky i fundit thyen heshtjen me një keshillë për të gjithë

Rashica pas triumfit ndaj Watford: “Fitore e madhe…”