Norvegji U21 – Kosovë U21, ky televizion transmeton ndeshjen (FOTO)

Përfaqësuesja e Kosovës U-21 sonte luan ndeshjen e dytë kualifikuese për “EURO 2019”.

Djelmoshat e trajnerit Rafet Prekazi, takohen me Norvegjinë U-21 në Dramen të Skandinavisë.

I vetmi televizion që transmeton ndeshjen është televizioni norvegjez, “SportkanalenTV2”, shkruan Gazeta Olle.

kosovau21

Në Kosovë, askush nuk bënë transmetimin LIVE, prandaj, të vetmen mundësi për ta parë ndeshjen e kanë shqiptarët që jetojnë në Skandinavi, kryesisht në Norvegji.

kosovau21

Ndeshja nis nga ora 19:00. Kosova takimin e parë e ka humbur nga Republika e Irlandës 1:0.

Bersant Celina është përforcimi më i madh i Kosovës, në këtë takim.

Ai bashkë me Valmir Sylejmanin dhe Ardian Ismajlin, erdhën nga Përfaqësuesja A, për ta ndihmuar Kosovën U21.

rafet prekazi rafetprekazii prekazi 1

bersant celina bersant celina