Norvegji – Kosovë, rezultat shumë i keq

Kosova U -21 po e zhvillon ndeshjen e dytë eliminatore dhe kësaj radhe përballet me Norvegjinë.

Kombëtarja nordike po fiton pas pjesës së parë më shifrat 2:0.

Kosova ka pësuar gol në minutën e tretë kur Thorsby ka shënuar në portën e Visar Bekajt.

Norvegjia e realizon edhe golin e dytë ndaj Kosovë (2:0) në minutën e 23-të. Kësaj radhe shënon Ajer me kokë pas harkimit nga këndi.

Përfaqësuesja e vogël lëshoi rast të mirë për ta shënuar golin e parë kur në minutën e 37-të, Valmir Sylejmani del i vetëm me portierin, por nuk e dërgon topin në rrjetë.

Kosova ndeshjen e parë e kishte humbur nga Irlanda me rezultat 1:0. /Gazetaolle.com

Formacioni i Kosovës: Bekaj, Krasniqi, Ismajli, Kolgeci, Kabashi, Maloku, Broja, Hasani, Celina, Gashi, Sylejmani. Trajner: Rafet Prekazi.

3 4 stervitjau21-8