Norvegji – Kosovë, 5+

Kosova U -21 u mposht 5:0 nga Norvegjia në ndeshjen e dytë eliminatore.

Djelmoshat e traperit Rafet Prekazi, nuk gjetën forcë përballë Norvegjisë e cila i shënoi plot pesë gola në portën e portierit Visar Bekaj.

Kosova nga minuta e 54-të ka mbetur me 10-të futbollistë pasi që Besfort Kolgeci është përjashtuar me karton të kuq në minutën e 54-. Kolgeci aktivizohet në qendër të mbrojtjes.

Kosova ndeshjen e parë e kishte humbur nga Irlanda me rezultat 1:0. /Gazetaolle.com 

Formacioni i Kosovës: Bekaj, Krasniqi, Ismajli, Kolgeci, Kabashi, Maloku, Broja, Hasani, Celina, Gashi, Sylejmani. Trajner: Rafet Prekazi.