Nora Gjakovës iu “vodh” medalja e arit! (VIDEO)

Fitueses së medaljes historike për Kosovën, xhudistes Nora Gjakova i është mohuar medalja e arit në Lojërat Evropiane “Baku 2015”.

Kështu ka deklaruar trajneri i saj, Driton Kuka, për Televizionin Dukagjini, duke thënë se gjyqtarët ia mohuan asaj fitoren në gjysmëfinale.

Ekspedita e xhudos janë rikthyer në Kosovë të hënën mbrëma.

Gjakova fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri 57 kg.