Nora Gjakova trumfon ndaj serbes, kthehet në Kosovë me medalje të bronztë

Nora Gjakova ka fituar për herë të parë medalje në Kampionatin Botëror të xhudos.

Gjakova arriti ta mposhte serben Marica Perisiq, duke u stolisur me medalje të bronztë, shkruan Gazeta Olle.

Sportistja jonë garoi në kategorinë -57 kg, duke shkuar me sukses deri në gjysmëfinale.

Ajo u mund në gjysmëfinale nga Jessica Klimkait e Kanadasë, mirëpo nuk u dorëzua dhe triumfoi në duelin për të bronztën.

/Gazeta Olle/