Nora Gjakova pasi fitoi medaljen e artë: Ende nuk po mund të besoj!

Nora Gjakova ka fituar medaljen artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke shkruar kështu historinë për Kosovën, pasi është e dyta brenda garimit në këto Lojëra Olimpike që po mbahen në Tokio

Gjakova në një intervistë të shkurtër pas triumfit deklaroi se ajo ende nuk po mund të besojë se e ka arritur këtë sukses historik.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, ambiente të brendshme dhe teksti

“Ende më duket e pabesueshme. Nuk e kam besuar. E kam parë trajnerin, atëherë kam nis festën. Është ndjenjë e papërshkrueshme. Kurrë nuk e kam besuar se sot do ta fitojë medaljen e artë. Shpresojë që ky nuk është fundi i karrierës sime”, deklaroi Nora Gjakova për RTK.

“Dua t’i falënderojë ekpin e jashtëzakonshëm. Faleminderit trajnerit Tonit i cili është meritori. Majlinda na ka bërë të besojmë në këto ëndërra”, përfundoi ajo.

/Gazeta Olle/

 

 

Presidentja Vjosa Osmani: Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës

Kosova në mesin e më të mirëve në renditjen e medaljeve të fituara në “Tokio 2020”