Nora Gjakova fiton medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Kazakistanit

Xhudistja jonë, Nora Gjakova ishte e pafat duke humbur në finale, por fitoi medaljen e argjendtë të Grand Slamit që po mbahet në Kazakistan.

Gjakova nuk ka arritur të triumfojë në finalen e madhe në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Në finale, xhudisja jonë u mposht me ‘ippon’ nga xhudistes nga Franca, Sara Leonie Cysique.

Ndryshe, Gjakova e nisi ditën për mrekulli në Kazakistan, duke shënuar fillimisht dy fitore në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Pejania raundin e parë e nisi pa luftë, ndërsa në raundin e dytë fitoi ndaj Anastasija Sokirjanska të Letonisë.

Në rrethin e tretë, Nora u ndesh me polaken Julia Kowalczyk, të cilën gjithashtu e mposhti për të kaluar në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, kampionia olimpike pati punë me Julie Beurskens, të cilën e mposhti për të kaluar në finalen e madhe.

Zyrtare: Ballkani prezanton Bleart Tolajn

Kosovë – Rumani, vlera e dy kombëtareve dhe futbollistët më të shtrenjtë