j
Atletet dhe atletët kosovarë do të përfitojnë nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
KOK ka ndarë bursat si ndihmë për përgatitjet për Lojërat Olimpike Paris 2024.
Bursat më të larta janë ndarë për kampionet olimpike të Tokio 2020, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.
Nora dhe Distria do të përfitojnë nga 850 euro në muaj, bën të ditur faqja zyrtare e KOK.
Kampionet do të kenë kështu një ndihmë shtesë për t’u përgatitur sa më mirë për Olimpiadën e radhës.