Njoftim për klubet e futbollit të vajzave

Kriteret për regjistrimin e klubeve të reja si dhe përditësimi i të dhënave të klubeve ekzistuese në konkurrencën e vajzave/grave në Superligë, Ligën e Parë dhe Ligën U17 si dhe afati i regjistrimit:

Plotësimi i Pyetësorit dhe kërkesës për regjistrim për Klube (mund ta shkarkoni në linkun e paraqitur në fund të këtij njoftimi).
Duhet të plotësohet nga klubet ekzistuese si dhe klubet e reja (e nënshkruar dhe e vulosur)

Kriteri ligjor
• Vendimi i regjistrimit të klubit nga Drejtoria Komunale për Sport
• Statusi i Klubit – (OJQ, SHPK, Privat dhe Numri Fiskal)
• Statuti i Klubit
• Procesverbali i Kuvendit zgjedhor

Kriteri për personel dhe administratë
• Lista e kryesisë së klubit dhe kontaktet (këto të dhëna mund t’i plotësoni në Pyetësorin për Klube, të cilin mund ta shkarkoni në linkun e paraqitur në fund të këtij njoftimi).
• Lista e lojtareve e vulosur me vulë të klubit (emri, mbiemri, data e lindjes, kontakti si dhe çertifikata e lindjes)
• Licenca e trajnerit e përditësuar (kopje)

Kriteri për infrastrukturë
• Dokument i Stadiumit (stadiumi vetanak dhe alternativ ose kontrata për shfrytëzimin e stadiumit gjatë Kampionatit 2023/24)

Kriteri për regjistrim të lojtareve
• Regjistrimi i lojtareve në sistemin digjital në FIFA connect dhe TMS.
• Afati kalimtar apo regjistrimi duhet të bëhet deri me datë 01/09/2023 (regjistrimet e lojtareve amatore miratohen vetem nga Lidhjet Rajonale përkatëse.)
• Të drejtën e regjistrimit në Ligën U17 për sezonin futbollistik 2023/24 kanë lojtaret e lindura me 01/01/2007 e më e re.

Kampionati 2023/24 pë të gjitha ligat – Superligë, Liga e Parë dhe Liga U17 do të fillojë me datë 26/27.08.2023

Afati për regjistrimin e klubeve është deri më 04/08/2023.

Shkarko pyetësorin këtu

Bledar Devolli bëhet me skuadër të re pas largimit nga Drenica

Albion Pllana drejt transferimit te skuadra e Superligës