Njihuni me talentin e ri nga Kosova që po shkëlqen në Gjermani

Falë talenteve të futbollit, Kosova shpeshherë është quajtur edhe si “Brazili i Ballkanit”, shkruan Zeri.info.

Thuajse çdo ditë njoftohemi me nga një djalosh të ri, e që ka talent të madh për futboll.

I tillë është edhe Hazir Shala, emri i të cilit megjithatë për shumkë mund të jetë dëgjuar edhe më herët.

Ai është 17-vjeçar, i lindur në Gjermani, por që ka prejardhje nga Kosova. Shala aktualisht është pjesë e të rinjëve te Karlsruhe, teksa ka provuar veten edhe te Stuttgarti.

Image

Shala luan në pozitën e mesfushorit qendror dhe shquhet për një inteligjencë të lartë loje, por edhe për pasimet dhe ndërtimet e aksioneve. Përveç sulmit, ai posedon aftësi të mira edhe për t’i ndihmuar mbrojtjes.

Vlen të theksohet se Hazir Shala disa herë është grumbulluar edhe te Përfaqësuesja U17 e Kosovës.