Njihuni me talentin e Flamurtarit, Adi Muqolli (FOTO)

Është 17-vjeçar, luan mesfushor defanziv, me kadetët e Flamurtarit të Prishtinës. Po mahnit me talentin e tij.

Ka rënë në sy edhe të grupmoshave të reja të përfaqësueseve të Kosovës teksa është nën vëzhgim.

Fjala është për futbollistin e ri Adi Muqolli. “Jam shumë i kënaqur me punën që e kam bërë deri më tash dhe dua që ta falënderojë trajnerin tim, Artan Bytyqi, i cili po punon jashtëzakonisht shumë me skuadrën tonë”, nis bisedën për Gazetën ‘Olle’, futbollisti nga Prishtina, Adi Muqolli.

Ai në karrierën e tij ka shumë synime. “Synoj që sa më parë të inkuadrohem në ekipin e parë. Kam shumë dëshirë që t’i shërbejë Flamurtarit“.

E, ëndrrat e të riut Muqolli nuk përfundojnë me kaq. “Synimi im kryesor është që të depërtojë në Evropë. Jam duke pritur që ta marr vizën në mënyrë që të testohem në Zvicër. Shpresoj se sukseset nuk do të më mungojë”, përfundoi Adi Muqolli, i cili me Flamurtarin U-17, vitin e kaluar është kurorëzuar me titullin e kampionit.

Ndryshe, Flamurtari njihet si ‘çerdhe’ e talentëve në Kosovë.

Foto Adii