Njihuni me ‘gjyshen’ e notit’

Japonezët po mahnitin në çdo fushë. Këtë radhë bëhet fjalë për një rekord, i cili mund të hyjë edhe në librin “Guiness”. Mieko Nagaoka, gjyshja 100-vjeçare ka mundur të zhvillojë një garë noti 1500 metra, në stilin shpinë, në harkun kohor prej 1 orë e 15 minutash.

Ky rekord po bën xhiron e botës, dhe ajo që e bën më të veçantë është fakti se rekordi i zhvillimit të garës është kryer nga një 100-vjeçare, transmeton sportal.al.

Mieko nga ana e saj deklaron se i është futur notit në moshën 80 vjeçare për të kuruar një sëmundje të saj. Që nga ai moment “gjyshja rekord” nuk është ndalur më.