Njihuni me dy skuadrat e reja të Superligës (FOTO)

Llapi dhe Liria janë dy skuadrat që do t’i japin hijeshi Superligës në sezonin 2015-2016.

Të dy skuadrat tashmë e kanë siguruar inkuadrimin në Superligë, pas një sezoni të shkëlqyer të zhvilluar nga të dyja palët.

Llapi është i pari ku kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund, ndërsa ka 66 pikë, pesë më shumë se Liria e cila është e dyta.

llapi

Llapijanët janë udhëhequr këtë kampionat nga trajneri Tahir Batatina, ndërsa lojtarët që spikatën në fushë janë Armend Blakqori, Getoar Dragusha, Hamdi Namani, Mërgim Boshnjaku, Edon Zeqiri, Benjamin Emini, Dardan Jashari, Shpend Krasniqi, Alban Mavriqi, Visar Zogiani e shumë të tjerë.

tahir batatinaarmend blakqori

dardan jasharigerooo

Llapi ka pasur probleme me terrenin e saj në Podujevë, ndërsa ndeshjet e fundit i ka zhvilluar në stadiumin ‘Agron Rama’ në Obiliq.

Llapi ka një ecuri të jashtëzakonshme pasi ka 20 fitore, 6 barazime dhe vetëm një humbje.

 

Liria 

Në anën tjetët të Liria e kishte filluar kampionatin me Agron Besenin, ndërsa në pranverë në krye të skuadrës erdhi trajneri Skënder Shengyli, i cili me plot meritë arriti ta dërgojë skuadrën në Superligë.

liria

Lojtari që spikati më së shumti jo vetëm të Liria por në të gjithë Ligën e Parë, ishte Liridon Fetahaj, i cili shënoi mbi 20 gola. Lojtarë tjerë që spikatën ishin portieri Armend Ruxhi, kapiteni Erdogan Brando, Faton Loshaj, Alban Guci, Rafet Mullallari, Qëndrim Gashi, Ramadan Kryeziu, Admir Karahida, Alsen Rama e të tjerë.

shengylifetahajkapiteni

Liria tri xhiro para fundit ka arritur të marrë 20 fitore, një barazim dhe gjashtë humbje.  Liria do të jetë skuadra e parë në Superligë që fusha e saj do të jetë me bari atificial.