Albin Thaqi është një mbrojtës me prejardhje nga Kosova që llogaritet si shumë i talentuar.
19-vjeçari ka luajtur në dy edicionet e fundit tek skuadra e dytë e gjigantit gjerman Borussia Dortmund.
Por falë paraqitjeve shumë të mira me ekipin e dytë, trajneri Marco Rose e ka grumbulluar atë për fazën përgatitore.
Thaqi fillimisht ka luajtur në ndeshjen miqësore që Borussia Dortmund e fitoi 0-2 ndaj Giessen, ku kosovari ishte titullar, shkruan Gazeta Olle.
E ndeshja e dytë miqësore e tij erdhi ndaj skuadrës VFL Bochum, që Dortmund e humbi me rezultat 1-3.
Mbrojtësi nga Kosova po shikohet nga afër nga tekniku Marco Rose i cili mund ta grumbullojë atë për ekipin e parë në edicionin e ri.
Thaqi deri më tani ka luajtur për grupmoshat e Gjermanisë, por ai është duke u ndjekur edhe nga Shqipëria, por edhe nga Kosova.
Pozita kryesore e Thaqit në mesfushë është mbrojtës i qendrës, por ai në disa ndeshje ka luajtur edhe si mesfushor defensivë.
Gjithsesi bëhet fjalë për një lojtar me të ardhme të ndritur dhe urojmë që të ketë sa më shumë hapësira te Borussia Dortmund në Bundesliga. /Gazeta Olle/