Njeriu i penalltive

Në mungesë të statistikave se cili futbollsitë është më i fauluari në Kosovë gjatë ndeshjeve, mund të pasqyrojmë vetëm një statistikë të tillë, se cili është më i fauluari në zonë të rreptësisë.

Berat Hyseni i Trepçës ’89  është lojtari që ka nxjerrë më së shumti penallti për skuadrën e tij, gjithsej shtatë në kampionat dhe Kupë. Kundër Besës, Ferizajt, Prishtinës, Drenicës, Dritës dy herë dhe Trepçës  janë penalltit e fituara nga Hyseni, ndërsa vetëm katër janë kthyer në gola.

Gjashtë është numri i penalltive ta marra në kampionat (pa Kupë), ndërsa kjo skuadër nuk shquhet për shënimin e tyre, pasi dinë të gabojnë shpesh nga kjo pozitë.

“Sikur gjyqtarët të ishin më syçelë numri i penalltive do të ishte dhjetë apo 11-të. Në ndeshjen e fundit kundër Ferizajt, portieri ndërhyri shumë keq në këmbët e mija, por për çudi gjyqtari nuk akordoi penallti”, tha Hyseni për Gazetaolle.com.

Hyseni thotë se përvoja e bënë të vetën në këso raste. “Tashmë kam bërë përvojë në futbollin kosovar dhe mbrojtësit po jenë më vigjilent kundrejt meje. Ka raste kur për 90 minuta e kam një mbrojtës në kokë. Kam shënuar katër gola, por kam marrë shtatë penallti dhe besoj që jam në formë të mirë këtë kampionat”, përfundoi 28 vjeçari Hyseni.

Hyseni ka nxjerrë penallti më shumë se të gjitha skuadrat, pasi e dyta pas 89-shit që ka nëntë penallti të gjuajtura është Prishtina me gjashtë.