Njeriu i momentit te Wolfsburg

Edhe pse skuadra e Wolfsburg ka lojtarë si Kevin de Bruyne dhe Andea Schurrle, është hoalndezi Bas Dost ai i cili është duke ia sjellë fitoret kësaj skuadre.

Holandezi shtatëlartë ka shënuar dy golat e Wolfsburgut ne ndeshjen e Europa League ndaj Sporting Lisbonë, ndërsa ishte afër ta shënoj edhe golin e tretë.

Dost ka shënuar 10 gola në gjashtë ndeshjet e fundit.

“Jo gjithçka ndonjëherë punon në të mirën time. Unë do të kishin shënuar edhe gol për ta kompletuar het-trikun”, tha Dost para gazetarëve.

“Gjëja e mirë është që rezultatet janë të mira. Mënyra se si e mbrojtëm, është e vështirë dhe ne kemi mbrojtje të mirë. Ne e bëmë shumë mire anën defanzive”,deklaroi holandezi, transmeton ‘Gazeta olle’.

“Sporting nuk pati asnjë rast. Në pjesën e parë ata mund të kishte shënuar me kokë, por kjo është e gjitha. Kjo është e mirë pasi ne vijmë pas disa ndeshjeve të mira si me Leverkusenin dhe Hoffenheimin”.

Edhe transferimi më i ri i Wolfsburg, Schurrle,pati vetëm fjalë të mira për bashkëlojtarin duke thënë se nëse ai vazhdon kështu atëherë edhe skuadra do të ketë suksese.

dost1