Njëri vazhdon, tjetri afër

Mbrojtësi i PSG –së, Maxwell është pranë nënshkrimit të një kontrate të re me klubin, ndërsa negociatat për vazhdimin e kontartës së Gregory van der Wiel kanë ngecur, ka zbuluar Mino Raiola.

Mbrojtësi brazilain ishte në fundin e kontratës ndërsa sot e ka vazhduar edhe për një vit.

Agjenti i lojtarit, Mino Raiola e ka zbuluar se 33 -vjeçari është i vendosur të qëndrojë edhe për një vit tjetër, pasi ka arritur marrëveshje.

“Ne kemi arritur një marrëveshje për edhe një tjetër sezon, deri në vitin 2016”, tha agjenti për ‘Le Parisien’, transmeton ‘Gazeta olle’ .

Megjithatë një tjetër lojtar i Raiolas, holandezi Van der Wiel të cilit i skadon kontrata në qershor të vitit 2016, nuk është afaër renovimit edhe pse klubi ka filluar bisedimet me agjentin.

“Kësaj marëveshjeje i duhet kohë, por unë jam optimist”, shtoi ai .