Njëri prej më të mirëve te Prishtina, Bekteshi: Fitore që na lehtëson ndeshjen e kthimit

Leotrim Bekteshi shënoi golin e parë për Prishtinën dhe shpëtoi skuadrën pa pësuar golin e dytë, duke larguar një top nga vija e portës.

Prishtina fitoi me rezultat  4-1 ndaj CQ Nomads në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.

“Ndeshje shumë e vështirë të them të drejtën. U pa që futbolli i Uellsit është me duele të forta dhe në ajër, por besoj i dominuam edhe në atë aspekt dhe me meritë e fituam ndeshjen”.

“Shpresoj me këtë fitore të lartë shumë ia kemi lehtësuar vetës për ndeshjen e kthimit, pra nuk mendoj se ende ka përfunduar gjithçka, kemi edhe 90 minuta tjerë për të kaluar raundin duke mos ia lënë rastit asgjë”.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, people playing football dhe ambiente të jashtme

“Futbolli e ka këtë, herë shënojmë herë shpëtojmë, ndjenjë e mirë që arrita t’i bëjë të dyja sot”, ka thënë Bekteshi. /Gazeta Olle/

Njëri nga futbollistët kryesorë largohet na Llapi

​Duka: Granit Xhaka do të bënte mirë te Roma, Elseid Hysaj nuk e meriton situatën e krijuar