Njëjtë si disa vite në Kombëtare, Marcelo e Dani Alves pritet të bëhen shok skuadre në La Liga

Dani Alves në krahun e djathtë, Marcelo në të majtë: Brazili i ka pasur të mbrojtura krahët për një kohë të gjatë me këta dy futbollistë të shkëlqyer, që kanë fituar gjithçka në karrierën e tyre, por jo Botërorin. Megjithatë, Alves e Marcelo nuk kanë pasur kurrë mundësinë të luajnë me të njëjtën fanellë në nivel klubesh.

Përkundrazi, për një kohë të gjatë ata kanë qenë protagonistë të rivalitetit mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, skuadra nga të cilat do të shkëputen zyrtarisht nga 1 korriku i ardhshëm.

Megjithatë, të dy dihet që duan të qëndrojnë në futbollin evropian dhe një “asistim” në këtë kuptim mund të vijë nga një bashkatdhetar i tyre, i cili si lojtar ishte mësuar më shumë të shënonte.

Po flasim për Ronaldon “Fenomenin”, aktualisht pronar i Cruzeiros në Brazil dhe Valladolidit në Spanjë. Skuadra spanjolle, që sapo është ngjitur në LaLiga, mund të jetë një opsion i vlefshëm për të ardhmen e Dani Alvesit dhe Marcelos, siç zbulohet nga “UOL”.

Ëndrra e Ronaldos është të marrë të dy kampionët në Valladolid, për të rritur nivelin teknik dhe përvojën e tyre. Një goditje e dyfishtë që do të vepronte si një forcë shtytëse e jashtëzakonshme për ambiciet e klubit dhe të vetë Ronaldos, i vendosur për të luajtur një rol parësor edhe si president.

E kryer, Lukaku rikthehet te Interi

Drita zhvendoset në Ohër për tu përgatitur për ndeshjet evropiane