Njëherë zjarri, tash bora, “Riza Lushta” po rrënohet (FOTO)

Një herë i kaploi zjarri, tani po heqin nga bora. Reshjet e fundit në Kosovë, kanë dëmtuar edhe më shumë stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës.

Në disa foto të publikuara të zyrtarit të klubit, Veton Çitaku, shihen se si janë dëmtuar zhveshtoret, pas shkrirjes së borës, shkruan gazetaolle.com.

“Kështu duken garderobat e KF Trepça 89 pas shiut dhe borës ditëve të fundit…një herë na kalli zjarri tash ujiiii…”, shkruan Çitaku.

Muaj më parë, një pjesë e tribunës perëndimore u kaplua nga zjarri, që solli dëme të mëdha. (Gazeta Olle)