Një trofe të Ligës së Kampionëve dhe dy të Evropës, Feyenoordi klubi më i madh që përballet me një skuadër kosovare në garat ndërkombëtare

Drita ka kaluar në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Nënkampionët e Kosovës kanë shënuar edhe fitoren e dytë ndaj Deçiqit, duke arritur kështu ta eleminojnë skuadrën shqiptare të Malit të Zi, shkruan Gazeta Olle.

Me rezultat 1-0 në ndeshjen e sotme, dhe rezultat të përgjithshëm 3-1, bardhekaltrit kalojnë fazën e parë të Ligës së Konferencës.

Feyenoord FC, gjiganti nga Holanda është kundërshtari i radhës i skuadrës së Ardian Nuhiut.

Kur themi gjigantët evropian, e kemi fjalën për një herë fituesin e Ligës së Kampionëve, dhe dy herë të Ligës së Evropës.

Feyenoord ka fituar Ligën e Kampionëve gjatë sezonit 1969/70, ndërsa Ligën e Evropës në edicionet 1973/74 dhe 2001/02.

Feyenoord Rotterdam on Twitter: "📆 #OnThisDay in 2002... UEFA Cup Winner! 🏆 #Feyenoord… "
Sezoni 2001/02, Feyenoord duke festuar trofeun e Europa Leagues
Feyenoord është skuadër me histori shumë të pasur edhe në nivel kombëtar, ku ka fituar titullin në Eredivisie plot 15 herë, ndërsa Kupën 13 herë. Ata gjithashtu janë katër herë fitues të Super Kupës Holandeze.

Skuadra e njohur holandeze e ka mbyllur në pozitën e pestë edicionin 2020/21 në Eredivisie.

Ndërsa titullin e fundit në elitën e futbollit holandez, e kanë fituar në edicionin 2017/18, pas plot 18 vitesh pritje, shkruan Gazeta Olle.

Feyenoord: Dirk Kuyt Celebrates Momentous Eredivisie Title Win With 100,000 Of His Closest Friends (Video) | Who Ate all the Pies
Feyenoord duke ngritur trofeun e Eredivisie në edicionin 2016/17

Vlera momentale e skuadrës së Feyenoordit, kap shifrën marramendëse prej 104.25 milionë eurosipas “Transfermarkt”

Ndërsa, futbollisti më i shtrenjtë i kësaj skuadre vlerësohet të jetë qendërmbrojtësi Marcos Senesi, i cili aktualisht kushton 19 milionë euro.

Padyshim se “Intelektualët” do të kenë punë me një super-skuadër dhe me klubin më të madh evropian që janë përballur deri më tani skuadrat kosovare. /Gazeta Olle/

 

Laçi përmbys malazezët e Podgoricës dhe kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Konferencës

Tetë klubet shqiptare në raundin e dytë të Ligës së Konferencës: Prishtina, Drita, Partizani, Teuta, Vllaznia, Laçi, Shkëndija dhe Shkupi