Një trajner kosovar afër një ekipi anglez

Një trajner kosovar mund të udhëheq me një skuadër angleze. Kështu të paktën raporton sot Daily Mail.

Sipas kësaj të fundit, ish-sulmuesi i Oldhamit, Shefki Kuqi, është njëri nga kandidatët për pozitën e trajnerit te kjo skuadër.

Kuqi, i cili ka bërë karrierë të gjatë me shumë skuadra angleze, për momentin është trajner i PK-35.

Gjithsesi, synimi i tij është që karrierën e trajnerit ta vazhdojë në Angli dhe Oldham është një mundësi tejet e mirë.