Ashtu siç u paralajmërua nga mediat polake dhe ato shqiptare, mesfushori i talentuar ka bërë hapin e madh në karrierë, duke u transferuar në Poloni.
Fillimisht ka qenë Legia e Varshavës që ka dhënë sinjale për zyrtarizimin e Çelhakës, pasi ka postuar një video të Muçit që priste dikë dhe i tregonte ambientet e klubit dhe më pas ka njoftuar firmën me mesfushorin e talentuar.
Pas asaj video fantastike, ka ardhur zyrtarizimi nga dy klubet, Tiranës dhe Legia e Varshavës.
Let’s welcome our new friend! ??#DzieńTransferowy ? #TransferDay pic.twitter.com/p5tZkFAHED
— Legia Warsaw (@LegiaWarsawEN) August 26, 2021
Detajet e këtij transferimi nuk janë publikuar as nga Tirana, por as nga klubi polak.
Por besohet se Çelhaka ka nënshkruar një kontratë afatgjate prej katër viteve me kampionët e shumëfishtë të Polonisë.
20-vjeçari është rritur në akademinë e Tiranës ku ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit në Superiore.
Çelhaka te Legia ribashkohet me Ernest Muçin, pasi dy futbollistët janë miq shumë të mirë edhe jashtë fushës. /Gazeta Olle/
Jurgen Çelhaka in Warsaw ? #DzieńTransferowy ? #TransferDay
? @mat_kostrzewa pic.twitter.com/4htdOxwOLl
— Legia Warsaw (@LegiaWarsawEN) August 26, 2021