Një tjetër udhëtim drejt Gjibraltarit për Prishtinën, ja si e komenton kapiteni Thaqi

Kapiteni i Prishtinës, Armend Thaqi, ka komentuar shortin e hedhur sot.

Prishtina ka mësuar kundërshtarin e saj për parakualifikueset e Ligës së Evropës.

Skuadra e Lincoln Red Imps nga Gjibraltari do të jetë kundërshtari i ‘bardhekaltërve’, që për herë të tretë udhëtojnë drejt Gjibraltarit.

Pasi ka mësuar kundërshtarin, disa fjalë ka folur edhe kapiteni i Prishtinës, Armend Thaqi, i cili është optimist, përkundër faktit se Lincoln ishte kundërshtari më i vështirë sipas koeficientit.

(Foto: Hlimi Veliu, Gazeta Olle)

“Është hera e tretë që do udhëtojmë në Gjibraltar. Ndoshta kundërshtari më i vështirë që ka qenë në short. Duhet të përgatitemi maksimalisht që në të gjitha mënyrat të tentojmë kualifikimin në raundin e parë. Normalisht, pres kalimin tutje, nuk do të jetë e lehtë, sidomos nëse e kujtomë vitin e kaluar, por duhet të kalojmë tutje. Kemi ende kohë për të punuar në këtë fazë përgatitore dhe duhet të jemi sa më të gatshëm”, ka thënë kapiteni, Armend Thaqi për faqen zyrtare të Prishtinës, përcjell “Zeri.info”.

Ndeshja mes Lincoln dhe Prishtinës do të luhet më 20 gusht.

(Foto: Hlimi Veliu, Gazeta Olle)