Një tjetër takim në FFK, zotohen se kanë kryer të gjitha obligimet për licencim

Një tjëtë takim mes klubeve dhe zyrtarëve të FFK-së është duke u zhvilluar në ambientet e Federatës së futbollit të Kosovës.

Kanal10 mëson se në këtë takim janë disa nga përfaqësuesit e klubeve,anëtarët e komitetit ekzekutiv si dhe sekretari i FFK-së, Taulant Hodaj.

Sipas burimeve të Kanal10, Hodaj edhe njëherë i’u ka konfirmuar klubeve se FFK ka dorëzuar të gjitha dokumentet me datën 28, shkurt.

Sipas zyrtarëve të federatës janë kryer me rregull licencimi i mbi 50% të anëtarëve të këtij institucioni.

Sekretari dhe anëtarët e klubeve janë duke pritur një konfirmim për një takim të mundshëm me ministrin e sportit, Hajrulla Çeku i cili deri më tani nuk ka ardhur.

Shqipëria cakton dy ndeshje miqësore për muajin prill

Talenti kosovar refuzon transferimin te gjiganti suedez Malmo